Connect with us

Kosovë

KDI kërkon transparencë për marrëveshjen e fluturimeve direkte Prishtinë-Beograd

Publikuar

Instituti Demokratik i Kosovës, përmes një reagimi ka kërkuar më shumë transparencë nga autoritetet e Republikës së Kosovës, në lidhje me marrëveshjen që është bërë për vendosjen e linjës së fluturimeve direkte Prishtinë-Beograd.

KDI shkruan se qytetarët janë të painformuar mbi përmbajtjen e marrëveshjes dhe procesin vendimmarrës që i ka paraprirë arritjes së marrëveshjes.

Më poshtë reagimi i plotë i KDI-së:

Qytetarët e Kosovës janë të painformuar mbi përmbajtjen e saj dhe procesin vendimmarrës që i ka paraprirë arritjes së kësaj marrëveshjeje. Për më tepër, publiku nuk ka informacion për implikimet që kjo marrëveshjeje mund të sjellë, p.sh. me çfarë dokumente udhëtimi do të mundësohet udhëtimi i qytetarëve në mes të këtyre dy kryeqyteteve dhe çështje të tjera që derivojnë nga kjo marrëveshje.

KDI kërkon nga autoritetet e Republikës së Kosovës që të njoftojnë publikun mbi përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje dhe implikimeve të saj.

Duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm dhe përfshirjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në procesin e dialogut dhe normalizimin të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, KDI-ja u bën thirrje autoriteteve të Republikës së Kosovës që të përkushtohen për transparencë dhe llogaridhënie, si parakusht për rritjen e besimit të publikut në procesin e normalizimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK