Connect with us

Religjion

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa të

Publikuar

më

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i cili ka luajtur futboll në La Liga për skuadrën e Sevillas. Kanoute lindi në Sainte-Foy-les-Lyon, Rhone, me nënën franceze dhe babanë nga Mali, shkruan Albsport.mk.

Ai ka filluar praktikumin e fesë islame që nga mosha 22 vjeç. Ai nuk pranoi të vishte fanellën e Sevilla që mban emrin e sponsorit të klubit “888.com”, për shkak të faktit që faqja në internet përdoret për lojërat e fatit, e cila është kundër parimeve të Islamit. Kjo do të thoshte që klubi duhej t’i jepte një fanellë pa markë për çdo ndeshje.

Kanoute 4 Seville Mosque

Join Frederic Oumar KANOUTE to help build the first mosque in Seville, Spain after 700 years! https://bit.ly/2WDUtkH

Gepostet von LaunchGood am Samstag, 11. Mai 2019

Në vitin 2007, Kanoute pagoi më shumë se 700,000 dollarë nga xhepi i tij për të blerë një xhami në Seville. Kontrata për lokalet kishte skaduar dhe xhamia duhej të shitej. Komuniteti mysliman i Spanjës konfirmoi se kishte kërkuar ndihmën e Kanoute pasi xhamia ishte në shitje. Kanoute thotë se besimi i tij asnjëherë nuk ka paraqitur problem në marrëdhëniet e tij me stafin teknik, shokët e ekipit apo tifozët. Ai ka deklaruar se “Islami më ka ndihmuar të jem i këtillë, kështu që kjo është normale. Është një rrugë që e merr për të mbetur në drejtimin e duhur, për t’ju ndihmuar që të mendoni për vendin ku jetoni, ta dua fqinjin tuaj. Është e çuditshme kur dëgjoj në lidhje me të gjitha këto probleme të terrorizmit, sepse është e kundërta e asaj që kuptova për Islamin”, ka thënë Kanoute, transmeton Albsport.mk.

Ai respektonte agjërimin edhe kur ishte futbollist aktiv. Ai ka deklaruar “Unë vazhdoja agjërimin edhe kur isha duke luajtur…ndonjëherë ishte e vështirë të mbash agjërimin në lojë, sepse këtu në jug të Spanjës është shumë nxehtë, por ja dilja, falënderoj Zotin”, ka thënë Kanoute, transmeton Albsport.mk

Pasi shënoi një gol në një ndeshje të vitit 2009 në “Copa Del Rey” kundër Deportivo La Coruña, Kanouté ngriti fanellën e tij dhe shfaqi një fanellë të zezë nën të, ku shkruante “Palestinë”.

Aksioni u interpretua nga burime të BBC-së si një protestë kundër operacionit të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që po vazhdonte atë kohë. Kanoute u ndëshkua me karton të verdhë për shfaqjen e një mesazhi politik, dhe më pas u gjobit me rreth 4,000 dollarë nga federata.

Kanoute së bashku me fondacionin “Xhami për Sevillan”, kanë nisur një kampanjë që nga maji i vitit 2019 për ndërtimin e xhamisë në qytetin e Sevillas. Një qytet që tani 700 vite nuk ka një faltore.

Ai ka dërguar një porosi përmes një videoje, ku mes tjerash ka thënë: Një futbollist nuk mundë ta fitojë ndeshjen i vetmuar, andaj bashkohuni me ne. Kemi nevonë për mbështetjen tuaj.

Kanoute gjatë karrierës ka fituar shumë çmime, ndërsa ne do përmendim vetëm disa prej tyre. Është shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Afrikës, dy herë ishte fitues i UEFA Kupës, dy herë fitues i Super Kupës së UEFA-s, dy herë fitues i Kupës së Spanjë, dy herë fitues i Super Kupës së Spanjës dhe një herë ishte shpallur futbollisti më i mirë afrikan.

Karrierën e tij futbollistike e kishte filluar te Olympic Lyon, më pas ka luajtur në Premier Ligën angleze me West Ham dhe Tottenham, që më pas të kaloj në Spanjë te Sevilla dhe të përfundoj karrierën ën vitin 2013 me ekipin kinez BJ Guoan.

Maqedoni14 minutes ago

Alarm në Manastir: Mbi 4.000 bomba të zbuluara në ish-kazermën ushtarake, priten edhe mijëra të tjera!

Shqipëri44 minutes ago

Histori horror në Itali, i moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro!

Lajme2 hours ago

“Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës

Lajme2 hours ago

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

Religjion3 hours ago

A mund ta urrejë muslimani vëllain e tij nga gjaku?

Maqedoni3 hours ago

Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë

Shqipëri4 hours ago

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Lajme4 hours ago

Sigali i Ponarit mori 500 mijë € të sigurojë dhëmbët e vettingut dhe shëndetin e trupës

Lajme4 hours ago

Hoxha pret delegacionin nga Bosnja dhe Hercegovina, në fokus pjesëmarrja e kompanive vendore në panairin ZEPS 2027

Lajme5 hours ago

Zyrtare: Suspendohen 11 zyrtarë policorë në Pejë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt

Lajme5 hours ago

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

Lajme5 hours ago

Mickoski – Rexhepit: Gjatë qeverisjes suaj, i larguat 10 mijë njerëz nga Bërvenica, ndërsa tani po u luteni të njëjtëve të kthehen dhe të votojnë mbi baza etnike

NA NDIQ NË FACEBOOK