Kosovë
Kallet trafoja e rrymës në Fushë Kosovë: Policia ngujon banorët e bllokut (Foto)

Një trafo e energjisë elektrike duket se është djegur në Fushë Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë së Kosovës si dhe ekipet zjarrfikëse.
E gjithë kjo ka ndodhur e po ndodh në lagjen Dardania të Fushë Kosovës, ndërkohë që lexuesit e Periskopit nga atje tregojnë se policia e Kosovës ka ndaluar krejtësisht hyrje-daljet në bllokun në afërsi të trafos.
Nuk ka asnjë raportim mbi të lënduar apo për dëme materiale deri më tash, përcjell Periskopi.
Ndërkohë, të ngujuar brenda bllokut kanë mbetur edhe banorët për shkak të vendimit të policisë që të ndalohej qarkullimi.
Nuk dihet as se çka e ka shkaktuar djegien e trafos.
![]()
![]()
![]()




















