Sport
Juventus e fiton derbin ndaj Romës, merr kreun në Serie A

Kampionët e Serie A, patën një start të jashtëzakonshëm të ndeshjes, duke shënuar dy herë brenda dhjetë minutave të parë.
Merih Demiral në minutën e 3’ dhe Cristiano Ronaldo në minutën e 10’, shënuan për t’i dhuruar epërsi të dyfishtë Juventusit, shkruan lajmi.net.
Roma në pjesën e dytë u rikthye në lojë, duke ngushtuar epërsinë nëpërmjet Diego Perottit, që shënoi nga penalltia.
Pavarësisht rasteve të të dy skuadrave, portat mbeten të paprekuara në vazhdim të ndeshjes, me Juventusin që mposhti 1:2 Romën./Lajmi.net/






















