Sport
Jurina mbush arkën e Shkupit, në vend të tij sulmues nga Fenerbahçe

Skuadra e FC Shkupit sot po përgatitet që të udhëtojë për në Antalia të Turqisë, ku do të kryejë fazën kryesore të përgatitjeve.
Albsport.mk nga burime të afërta nga klubi mëson se pikërisht në këto momente sulmuesi boshnjak i Shkupit që në sezonin që gjysmë sezonin shënoi tetë gola në kampionat dhe tre të tjerë në Kupën e Maqedonisë, është duke kryer testimet mjekësore, për transferim në kampionatin hungarez.
Nga klubi badhekaltët nuk kanë dashur të përmendin emrin e klubit me të cilin po nënshkruan Jurina. Gjithashtu Albsport.mk mëson se klubi ka gati një transferim të madh, ku në përgatitje në Antalia me skuadrën e Shkupit do të nënshkruaj një sulmues, i cili vjen nga skuadra e madhe turke Fenerbahçe.






















