Lajme
“Ju kemi gënjyer për 13 vite”, tri gazetare të Televizionit Shtetëror në lran japin dorëheqjen

Durimi i gazetarëve në lran duket se është sosur.
Tri gazetare të Televizionit Shtetëror kanë dhënë dorëheqjen, pasi zbulojnë se diçka që kanë raportuar gjatë karrierës së tyre ka qënë e sajuar dhe aspak e vërtetë.
“Më vjen keq, kam gënjyer për 13 vite. Nuk do të kthehem më kurrë në televizion,” shkruan gazetarja, Gelare Jabbari, me postimin që fshihet nga faqja pas pak orësh.
Të njëjtën gjë bënë edhe Saba Rad dhe Zahra Khatami që tregojnë edhe njëherë se Qeveria lraniane ka nisur të kontrollojë mediat vendase dhe gjithçka transmetohet te publiku në mënyrë të sajuar.
Të mërkurën, televizioni shtetëror ir anian raportoi vd ekjen e 80 ushtarëve amerikanë në su lmet ir aniane kundër bazave në lrak në përgjigje të vr asjes amerikane të gjeneralmajorit ir anian Qasem Soleimani.
Në ditët në vijim, tre gazetarët vazhduan të përsërisin pretendimet se problemet teknike kishin shkaktuar rrëzimin e një avioni pasagjerësh të lidhur me Ukrainën menjëherë pas ngritjes së tij nga Teherani. Asnjë prej tyre nuk ishte e vërtetë dhe këtë e zbulon vendimi i fundit i gazetarëve.
Asnjë trupë amerikane nuk vd iq në su lme dhe Teherani pranoi rrë zimin e avionit, Boeing.
“Reporterët pa Kufij” e quanin lranin “një nga vendet më shtypëse në botë për gazetarët në 40 vitet e fundit”, me një “kontroll shtetëror të fortë të lajmeve dhe informacioneve. Gazetarët e pavarur në lran “vazhdimisht i nënshtrohen frikësimit, arrestimit dënimi dhe burgut të gjatë dënimet e shqiptuara nga gjykatat revolucionare në fund të gjyqeve të padrejta, ” pohon organizata.






















