Sport
Joachim Low i pakënaqur me transferimin e Nubel te Bayern

Alexander Nubel është nënshkrimi i fundit te Bayern. Portieri do të kalojë te Bayern nga Schalke, për të konkurruar me Manuel Neuer.
Përkundër konkurrencës që mund të shtyjë dyshen në limitet e tyre, Low, nuk duket shumë i lumtur me lëvizjen.
“Normalisht, jam suportues i lojtarëve të rinj që të kenë aq shumë minuta sa është e mundur. Në atë mënyrë, ata mund të përmirësohen” ka thënë Low, transmeton lajmi.net.
“Nëse një lojtar është 20 ose 21 vjeç dhe ulet në stol për dy ose tri vite, nuk e di se si është e mirë ajo” ka shtuar trajneri i Gjermanisë, duke lënë të kuptohet se pret që Nubel të jetë në stol.
Nubel mundet që shumë lehtë të jetë edhe startues, dhe Neuer të shkojë diku tjetër, për aventurë të re.
Mbetet të shihet se si do të ecin punët pas këtij sezoni, për dy portierët gjerman të Bayern. /Lajmi.net/






















