Kosovë
Ja sa vota i shkuan Kolinda Grabar-Kitaroviqit nga Kosova

Sot është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Kroaci.
Në këto zgjedhje të drejtë vota kanë pasur edhe shtetasit e Kroacisë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
Nga Kosova kanë votuar gjithsejt 53 qytetarë.
Sipas rezultateve 31 vota kanë shkuar për Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila ka qenë presidente e deritanishme e Kroacisë.
Ndërsa 22 vota, iu dhanë fituesit të këtyre zgjedhjeve, ish-kryeministrit Zoran Milanoviq.























