Connect with us

Kosovë

Ja kush do të jenë ministrat e LDK-së sipas Nexhmedin Spahiut

Publikuar

Publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, në fund të muajit gusht ka bërë një parashikim në lidhje me emrat e kabinetit qeveritar të Albin Kurtit.

Ky parashikim është bërë madje para zgjedhjeve të 6 tetorit dhe brenda tij ka emra mjaft të përçudshëm.

Megjithatë, vlen të theksohet që z.Spahiu kishte qëlluar emrin e znj.Albulena Haxhiut dhe atë të Besnik Bislimit, të cilët dje u nominuan nga i pari i Vetëvendosjes për ministra. Megjithëse Bislimit i cakton edhe pozitën e saktë [ministër financash], ai ia huq paksa pozitës së Haxhiut duke e bërë ministre të infrastrukturës [derisa ajo do të drejtojë ministrinë e Drejtësisë, përcjell Periskopi.

Ndër emrat e tjerë të përmendur nga Spahiu janë edhe Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq dhe Rasim Demiri nga komunitetet. Rashiq e Trajkoviq nuk arritën që me subjektet përkatëse të bëheshin pjesë e Legjislaturës së VII dhe kjo nënkupton se Kurtit do t’i duhet të bashkëpunojë me Listën Serbe.

Nga radhët e LDK-së ai ka parashikuar se ministra do të jenë Arban Abrashi, Anton Quni, Hykmete Bajrami dhe Lirije Kajtazi.

Mbetet të shihet nëse LDK-ja do të propozojë emrat në fjalë, apo emra të tjerë nëse do të ketë marrëveshje.

Për kryetar të Kuvendit ai ka parashikuar z.Avdullah Hoti.

NA NDIQ NË FACEBOOK