Connect with us

Kosovë

Istrefi: Para se të japin leje për ndërtime, institucionet duhet konsultuar edhe Telekomin rreth shtrirjes së rrjetit

Publikuar

Kryeshefi i Telekomit Bedri Istrefi, thotë se institucionet e pushtetit qendror dhe atij lokal, me rastin e dhënies së lejeve ndërtimore për kompanitë dhe personat fizik, duhet të bëjnë konsultim paraprak edhe me Telekomin, rreth shtrirjes së rrjetit.

Sipas Istrefit, kjo duhet të bëhet se sepse gjatë shtrirjes së rrjetit, po bëhet edhe dëmtimi i pronës së Telekomit.

“Telekomi, në rrjetin e vet po pëson dëme, gjatë ekzekutimit të punimeve me leje të marra nga komuna, për mungesë konsultimi paraprak rreth shtrirjes së rrjetit tonë. Me rastin e kryerjes së punimeve nga palët e treta, dëmet që po shkaktohen, po marrin kohë deri sa po riparohen, përkundër angazhimit tonë që sa më shpejt të sanohen”, ka shkruar Istrefi në Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK