Connect with us

Kosovë

Istrefi dhe Shala marrëveshje për shfrytëzimin e Parkut të Inovacionit në Prizren

Publikuar

Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi njofton për takimin me ministrin në detyrë të Inovacionit, Muzafer Shala.

Istrefi thotë se janë diskutuar një sërë çështjesh, mes tyre: mundësia e zhvendosjes së Qendrës së Trajnimeve në Prizren në Qëndrën Inovative të qeverisë.

Njoftimi i plotë i Istrefit:

Telekomi i Kosovës dhe Ministria e Inovacionit kemi diskutuar sot për mundësinë e zhvendosjes së Qendrës së Trajnimeve në Prizren në Qendrën Inovative të qeverisë së Kosovës.

Ky diskutim u bë sot në takimin që pata me ministrin e Inovacionit, Muzafer Shala.

Gjithashtu diskutuam që Telekomi të komercializojë programet e veta të trajnimit që janë gjithsej 74.

Bashkë me ministrin Shala diskutuam për mundësinë që këto trajnime tu ofrojmë të gjithë qytetarëve tanë ngase ne si kompani publike kemi obligim që të ofrojmë shërbime kualitative me çmimet më të mira në treg.

Ndër trajnimet më të rëndësishme që Telekomi do të ofrojë janë edhe ato të CISCO-s dhe MICROSOFT.

Ministri i Inovacionit, Muzafer Shala pohoi se është shumë i rëndësishëm orientimi strategjik që Telekomi ka vendosur ta ndjekë, gjithashtu është jashtëzakonisht me rëndësi kur menaxhmenti e di saktë se çfarë dëshiron të arrijë dhe me sa mësova nga takimi me z.Istrefi këto dy veprime janë të qarta për ta dhe nuk dyshoj që do të arrijnë suksesin që synojnë. Ai gjithashtu bëri thirrje që kompania në fjalë të mbështetet nga institucionet vendore.

Në anën tjetër marrëveshja për shfrytëzim të hapësirës së Qendrës Inovative do të nënshkruhet shumë shpejt.

NA NDIQ NË FACEBOOK