Connect with us

Lajme

ISIS reagon për vrasjen e Soleimanit: Ndërhyrje hyjnore, do të ringrihemi në Irak

Publikuar

Organizata terroriste ISIS ka reaguar për vdekjen e gjeneralit iranian Kasem Soleimani duke e quajtur një “ndërhyrje hyjnore” që do të ndihmojë kauzën e tyre xhihadiste.

Pas vrasjes me dron të Soleimanit, ushtria amerikane e stacionuar në Irak u detyrua ta kthejë të gjithë vëmendjen nga agresioni iranian drejt amerikanëve.

Në revistën e tyre al-Naba, ISIS thotë se në këto momente armiqtë e tyre janë duke luftuar njëri-tjetrin, çka do t’i mundësojë xhihadistëve të ribashkohen.

Pas tensioneve të fundit mes Iranit dhe SHBA-ve, si dhe mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane jashtë Irakut, ekspertët kanë paralajmëruar për një rrezik që mund të vijë nga rizgjimi i ISIS.

Kasem Soleimani dhe forcat elitë iraniane Kuds që ai drejtonte, ishin armiq të ISIS në rajon si dhe janë përgjegjës për një sërë operacionesh luftarake kundër tyre.

NA NDIQ NË FACEBOOK