Connect with us

Kosovë

Irani ofron 80 milionë dollarë për kokën e presidentit Donald Trump

Publikuar

Një shpërblim prej 80 milion dollarësh është ofruar nga Irani për kokën e Donald Trumpit në mëngjesin e vrasjes së Gjeneralit Qasem Soleimanit, sipas raportimeve.

Gjatë funeralit të përcjellut nga transmetuesi televiziv iranian, një zyrtar i larët tha se një dollar amerikan do t’i ofrohej për çdo iranian, gjithsej 80 sosh, për këdo që vriste presidentin amerikan.

“Irani ka 80 milionë banorë. Bazuar në popullatën iraniane, ne duam ta rrisim në 80 milionë dollarë, që është shpërblimi për këdo që vret Presidentin Donald Trump” u njoftua, sipas en24, përkthen Periskopi.

Soleimani që ishte komandant i njohur ushtarak, u vra të premten nga një sulm me dron në eskortën e tij afër aeroportit të Bagdadit.

Kjo bëri që të përshkallëzoheshin jashtëzakonisht shumë tensionet mes ShBA-ve dhe Iranit.

Trump ka deklaruar se do të godiste sërish Iranin në 52 shënjestra nëse guxonte të hakmirrej për vrasjen e gjeneralit në fjalë. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK