Connect with us

Kosovë

Irani mohon sërish pretendimet se ka goditur me raketë avionin ukrainas

Publikuar

Irani sërish ka hedhur poshtë pretendimet se një nga raketat e lëshuara nga ky shtet ka rrëzuar avionin ukrainas pranë kryeqytetit Teheran të mërkurën.

Shefi i aviacionit civil tha të premten se ishte i sigurt se aeroplani nuk u godit nga ndonjë raketë.

Përgjigja erdhi pas pretendimeve të udhëheqësve perëndimorë që provat kanë treguar se avioni është goditur nga një raketë  në ajër, ndoshta edhe gabimisht, shkruan BBC.

Rrëzimi i fluturimit PS752 të International Airlines, rezultoi me humbjen e 176 jetëve.

Rasti tragjik erdhi vetëm disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza ajrore strehonin forcat amerikane në Irak, përcjell periskopi.

NA NDIQ NË FACEBOOK