Connect with us

Lajme

Irani fut në sherr veteranët amerikanë të luftës me presidentin Trump

Publikuar

Komandanti kombëtar i Veteranëve të Luftërave të Jashtme të ShBA-ve i ka bërë thirrje presidentit Donald Trump që t’ju kërkojë falje anëtarëve të ushtrisë për vlerësimet e tij të pabazuara pasi minimizoi lëndimet e rënda që kishin pësuar nga sulmi i Iranit gjatë këtij muaji.

Pentagoni tha të premten se 34 anëtarë të shërbimit amerikan ushtarak ishin diagnostikuar me lëndime në tru me trauma dhe tronditje [TBI] pas sulmeve të 8 janarit në bazën irakiane.

Në një konferencë për media javën e kaluar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Trumpi minimizoi rëndësinë e këtyre lëndimeve duke thënë:

“Kam dëgjuar se ata kanë pasur kokë-dhimbje dhe pak gjëra të tjera, por mund ta them, se nuk është asgjë serioze.”

Në një deklaratë të lëshuar në sajtin e veteranëve, William Schmitz, komandanti i grupit kombëtar, tha se organizata e tij “nuk mund të rrinte pa reaguar për këtë çështje.”

“Ne presim një kërkim-falje nga presidenti për shërbimin tonë. Dhe ne i kërkojmë Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohet përpjekjeve tona për t’i edukuar amerikanët për rreziqet e TBI-së, për traumat dhe tronditjet që pësojnë heronjtë tanë.” /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK