Connect with us

Sport

Interi është bërë si shtëpi e pleçve

Publikuar

Pas nënshkrimit me Ashley Young (34 vjeç) nga Manchester United, Inter ka arritur marrveshje me Victor Moses. Pas lamtumirës nga Lampard, sulmuesi nigerian ka zbarkuar në orët e vona të se hënës në Milano ku do ti nënshtrohet vizitave mjekësore. Moses ishte në formë huazimi tek Fenerbahce, rikthehet në Londër por vetëm tranzit pasi e ardhmja e tij do të jetë me fanellën ziklatër, të paktën për 6 muajt e ardhshëm.

Moses është një nga zbulimet e Contes kur ishte pjesë e Chelsea, nëse vizitat mjekësore do të kalojnë me sukses, sulmuesi do të jetë pjesë e Interit deri në fund të sezonit me të drejtë blerje. Piero Ausilio, drejtori sportiv i Inter, ka folur për mediat italiane duke prekur disa tema të nxehta, mbi të gjitha atë të Eriksen:

“Ne po përpiqemi. Jemi prezantuar tek Tottenham në mënyrë zyrtare. Situata është e ndërlikuar por ne do të përpiqemi ta sjellim në shtëpi. Është një futbollist i madhe dhe është normale që shumë klube mendojnë për të”, u shpreh Ausilio duke theksuar se do të ulen sërish në tavolinë me Conten pasi kjo është një merkato e ndërlikuar ku i duhet jo vetëm të blejnë por dhe të shesin për të qenë në korrekt me rregullat e Fair Play financiar.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK