Connect with us

Sport

Inter në bisedime të avancuara me Eriksen

Publikuar

Gjatë kohëve të fundit, Inter ka shfaqur interesim për të përforcuar repartin e mesfushës, dhe me këtë skuadër janë lidhur shumë emra.

Një nga lojtarët që lidhet me një kalim të mundshëm tek Inter është edhe ylli i Tottenham Hotspur, Eriksen.

Nicolo Schira i ‘Gazzetta dello Sport’ bën të ditur se skuadra italiane tashmë ka avancuar në bisedimet me danezin, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Eriksen me Tottenham skadon në fund të këtij sezoni, dhe Spurs mund ta humbin lojtarin me parametra zero në verë.

Kjo mund të jetë një nga arsyet pse Spurs mund të pajtohen për një marrëveshje në janar, me Inter. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK