Connect with us

Sport

Inter i shpëton humbjes nga Atalanta, Handanovic bën heroin

Publikuar

më

‘Zikaltërit’ e nisën këtë takim në mënyrën më të mirë, kur një kombinim mes Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinez, e nxori këtë të fundit para portës së mysafirëve në minutën e 4’, për të shënuar për 1:0.

Ky gol i Interit, bëri që Atalanta të marr iniciativën në pjesën e parë, por nuk arriti të barazonte rezultatin.

Insistimi i mysafrëve u shpërbyle me gol në minutën e 75’, kur Gosens barazoi në 1:1.

Atalanta pati mundësi të artë të merrte tre pikët në San Siro, por ishte Samir Handanovic që priti penalltinë e Lucas Muriel në minutën e 88.

Në fund, Inter 1:1 Atalanta./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK