Connect with us

Sport

Inter dhe Milan e kërkojnë me ngulm, mesfushori i Man Utd jep përgjigjen befasuese

Publikuar

Klubet e futbollit në kohën e merkatos vëzhgojnë dhe shfaqin interesat e tyre për futbollistët të cilët mund të tundohen dhe të largohen nga ekipet aktuale. Inter dhe Milan prej kohësh janë në një “derbi” në merkato ku kërkojnë shërbimet e mesfushorit defensiv të Manchester United Nemanja Matic.

Megjithatë mesfushori i “Djajëve të kuq” nuk është treguar entuziast për interesimin e italinëve teksa I ka lënë ato si opsion të dytë.

“Opsioni im I parë është Manchester United. Është një nder të luaj për këtë klub. Unë dua të fitoj shumë trofe këtu. Ne ende nuk kemi kontakte. Nëse unë qëndroj, do të jetë një nder. Përndryshe jeta vazhdon”, ka thënë Matic për mediat angleze, transmeton newsport.

NA NDIQ NË FACEBOOK