Connect with us

Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të dielën

Publikuar

Situata meteorologjike në Kosovë nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në krahasim me ditët e fundit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për shkak të fushave anticiklonike, të cilat janë bllokuar mbi territorin tonë, mungon aktiviteti i elementeve meteorologjike, konkretisht lëvizjes së masave ajrore në drejtim horizontal.

 

 

Në këtë situatë, parashihet mot i qetë, me ngrica të dobëta, kryesisht në orët e para të ditës dhe gjatë natës, thekson IHMK’ja.

Sipas institutit, mjegull do të ketë, por jo si ditët e fundit, dhe në pjesë më të kufizuara.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, njofton IHMK’ja.

Instituti bën të ditur se do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i verilindjes

NA NDIQ NË FACEBOOK