Shëndetësi
IKSHP dhe aeroporti me masa parandaluese për koronavirusin

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani bashkë me ekipin e epidemiologeve nga ky institut kanë zhvilluar një takim me zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ata diskutuan me ekipin e mjekëve, lidhur me masat parandaluese të sigurisë sa i përket koronavirusit.
Ndonëse ekipi mjekësor është brenda aeroportit “Adem Jashari”, IKSHP-ja ka rekomanduar disa masa parandaluese të sigurisë brenda aeroportit.
Koronavirusi që ka nisur të shpërndahet në Kinë deri më tani ka marrë jetën e 81 personave atje.
Më poshtë i gjeni rekomandimet e këtij instituti:
- Rreziku mbetet akoma i ulët, OBSh nuk rekomandon matjen e temperaturës së udhëtarëve të cilët vijnë në aeroport.
• Ekipi mjekësor të jetë të kontakt të vazhueshëm me policinë në kontrollin e pikës kufitare, për udhëtarët të cilët e kanë vendin e origjinës së udhëtimit nga Kina.
• Në rast të të deklarimit që udhëtarët kanë vendin e origjinës nga Kina, atëherë duhet të bëhet:
➢ skriningu i temperaturës së udhëtarëve që arrijnë në ANP “Adem Jashari”
➢ kontrolli mjekësor i udhëtarëve të cilët kanë këto simptome:
➢ ethe dhe simptomat të traktit respirator (p.sh., kollë, vështirësi në frymëmarrje) dhe në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave, ka udhëtuar nga qyteti Ëuhan, Kinë.
– ose –
➢ në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave, ka qenë në kontakt të ngushtë me personin i cili është duke u hulumtuar për 2019-nCoV ose person të sëmurë dhe të konfirmuar nga laboratori 2019-nCoV.
- Raportimi dhe njoftimi i menjëhershëm i IKShPK.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
- Rreziku i importimit të sëmundjes mund të zvogëlohet nëse kontrollimi i temperaturës gjatë hyrjes shoqërohet me zbulimin e hershëm të udhëtarëve simptomatikë dhe referimin e tyre për ofrimin e ndihmës mjekësore.
- Shpërndarja e mesazheve të komunikimit të rrezikut në aeroport. Kjo mund të bëhet përmes posterave, fletëpalosjeve dhe komunikimit direkt, duke synuar rritjen e vetëdijes së udhëtarëve për shenjat dhe simptomat e sëmundjes, dhe inkurajimin që të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë dhe raportimin e historisë së tyre të udhëtimit.
- Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit.





















