Sport
Ibrahimovic zbarkon në Milano

38-vjeçari zbarkoi në Aeroportin Linate në Milano këtë mëngjes në një avion privat nga Stokholmi.
Tifozët u mblodhën, por Ibra u prit menjëherë nga drejtori Boban dhe ekuipazhi i TV Milano, përcjell lajmi.net.
U deshën disa minuta që makina e tij të linte aeroportin, pasi mbështetësit bllokuan rrugën duke brohoritur emrin e tij dhe duke u përpjekur për të bërë fotografi, me Zlatan të ulur në karrigien përpara.
Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot dhe do të mbajë një konferencë shtypi prezantuese nesër.
Ibrahimovic ka rënë dakord për një kontratë gjashtë mujore me mundësi rinvoimi për një sezon tjetër, që mund të aktivizohet automatikisht nëse përmbushen kushte të caktuara.
Raporohet se suedezi do përfitojë 3.5 milion euro në sezon. /Lajmi.net/






















