Kosovë
I riu nga Drenasi po udhëtonte me skuter kur u përplas për vdekje në Itali

Një 25-vjeçar nga Drenasi në mëngjesin e së mërkurës ndërroi jetë pas një aksidenti në Genova të Italisë.
Periskopi mëson se bëhet fjalë për Burim Zogajn nga Zabeli i Ulët i Drenasit, i cili teksa shkonte në punë me skuter, u përplas për vdekje nga një veturë.
Sipas burimeve tona, vetura në fjalë ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk dihet nëse është kapur ngasësi nga Policia.
Trupi i viktimës pritet të sjellet të mërkurën e ardhshme në Kosovë./PERISKOPI/




















