Connect with us

Kosovë

Hykmete Bajrami thotë se fati i koalicionit varet nga Konjufca

Publikuar

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në emisionin Pressing ka thënë se pret që  kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të japë dorëheqje sepse fati i koalicionit në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së varet nga pozita e tij.

 “Sa i përket rastit të Konjufcës, nuk është tallje, bile unë personalisht duke e njohtë Konjufcën, ai do të reflektoi dhe të japë dorëheqje vet. Sepse këto ditë fati i koalicionit varet nga kjo pozitë”, është shprehur Bajrami./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK