Connect with us

Kosovë

Hoxhaj i PDK-së: Kurti s’ka fuqi shpirtërore e as vullnet për ta formuar Qeverinë

Publikuar

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se në asnjë variant dhe formulë partia e tij nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Hoxhaj ka akuzuar të nominuarin për kryeministër, Albin Kurtin, se nuk ka vullnet politik dhe as fuqi shpirtërore për ta formuar Qeverinë e Kosovës.

“Mendoj që partia e parë e cila ka më së shumti ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe kjo është Vetëvendosja dhe mandatari z. Kurti e kanë përgjegjësinë kryesore për formimin e qeverisë së Kosovës. Ne si PDK kemi fituar të gjitha zgjedhjet nga viti 2007 deri në vitin 2017 dhe ne e dimë që ka qenë detyrë e partisë së parë që të ulet të negocion që të gjejë zgjidhje, të bëjë kompromise me qëllim që vendi realisht të ketë qeveri sa më parë”.

“Por kjo se çfarë po ndodh tregon që përgjegjësinë kryesore e ka VV-ja dhe z. Kurti pasi që ata e kanë marrë konfirmimin prej presidentit si mandatar dhe duket që nuk po gjen as vullnet politik po as fuqi shpirtërore që ta bëjë një zgjidhje me një partner të koalicionit”, ka thënë ai për EO.

NA NDIQ NË FACEBOOK