Connect with us

Kosovë

Hoti ia zbulon VV’së tekstin qesharak për presidentin: Pika e katërt, më absurdja

Publikuar

Avdullah Hoti nga LDK sonte në Rubikon ka zbuluar tekstin ‘qesharak’ të propozuar nga Vetëvendosje rreth presidentit, transmeton Periskopi.

Hoti thotë se më absurdja ëqshtë pika e katërt, e cila thotë që poër votimin e presidentit të mos pranohen vota jashtë koalicionit.

Teksti që e kanë dhënë për presidentin ka qenë më se qesharak.E para: Të dy partitë do të angazhohen për shkarkimin e presidenti aktual. Ashtu kanë insistuar.  E dyta Të dy partitë të angazhohen në gjetjen e një kandidati jashtëpartiak. Nëse dështon identifkimi i gjetjes së atij kandidati, VV do të pranojë të mbëshesë një kandidat nga LDK, por duhet të merr miratimin e organeve të VV dhe e fundit më absurdja: të dy partitë dakorodohen se nuk do të pranojnë asnjë vota jashtë koalicionit qeverisës, që i bie mos me zgjedh presidentin.

‘’ A ka logjikë kjo.  Ky është propozim që nuk e zgjedh presidentin’’/PERISKOPI/

 

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK