Connect with us

Kosovë

Hoti i LDK-së pas takimit me të dërguarin e Trumpit: Miqësia me ShBA-në duhet respektuar

Publikuar

Një delegacion i LDK-së është takuar sot në Berlin të Gjermanisë me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump, për Ballkanin Përendimor, Richard Grenell.

Në këtë takim përveç nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, i pranishëm ishte edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, si dhe ish-ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni,

Përmes një komunikate për media të lëshuar më herët nga LDK, u bë e ditur se Grenell kërkoi heqjen e taksës ndaj mallrave Serbe, si dhe krijimin e një atmosfere pozitive për rifillimin e dialogut.

Pas këtij takimi, Avdullah Hoti i LDK-së ka deklaruar se me Grenellin  kanë diskutuar për sfidat që e presin Kosovën pas zgjedhjeve.

“Sot ne Berlin takuam Ambasadorin Grenell ne rezidencen e tij ne nje mengjes pune shume miqesor. Z.Grenell eshte i derguar special per Ballkanin i Presidentit Trump. Diskutuam per zhvillimet pas zgjedhjeve dhe per sfidat qe na presin. Miqesia me SHBA eshte e perhershme, por duhet kultivuar dhe respektuar”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Nuk dihet nëse  i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan të ketë shtruar në diskutim edhe çështjen e koalicionit në mes LDK-së dhe LVV-së./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK