Connect with us

Lajme

Hiqet taksa për pensionistët e huaj – masa për të lehtësuar qëndrimin e tyre në Shqipëri

Publikuar

Qeveria do të heqë taksat për të gjithë pensionistët e huaj që vijnë të jetojnë në Shqipëri duke shpresuar se kjo masë do të ndihmojë ekonominë.

Përmes një drafti të iniciuar nga ministria e diasporës, këshilli i ministrave ka çuar për votim në kuvend heqjen e tatimit mbi të ardhurat nga pensionet për një sërë kategorish të shtetasve të huaj.

Për pensionistët e vendeve të BE që vijnë të jetojnë në Shqipëri tatimi mbi të ardhurat hiqet me marrjen e lejes së qëndrimit. Për pensionistët e vendeve të tjera jashtë BE-së, kjo lehtësirë përfitohet me marrjen e nënshtetësisë shqiptare.

Sipas draftit, përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat përfitojnë edhe shtetasit me origjinë shqiptare që marrin pension nga një vend i huaj, por që jetojnë në Shqipëri duke përfshirë dhe emigrantët.

Vitet e fundit Shqipëria është shndërruar në një vend tërheqës për pensionistët nga vendet e pasura, veçanërisht Italia. Shumë të moshuar italianë, të cilët marrin pension nga shteti i tyre vijnë të jetojnë në Shqipëri për shkak të kostos së ulët të jetesës.

Por veç italianëve, Ministria e Financave thotë se së fundmi ka interes të madh edhe nga vendet nordike. Shumë të moshuar nga këto vende kanë nisur të blejnë prona në bregdetin shqiptar të joshur nga klima e mirë dhe kostoja e ulët e jetesës.

Drafti i qeverisë synon që të nxisë më shumë turizmin e të moshuarve drejt vendit tonë, në një kohë kur Shqipëria përballet me emigrim konstant veçanërisht të të rinjve, që vendosin të largohen kryesisht drejt vendeve të BE-së për një të ardhme më të mirë./Top Channel

Lajme32 minutes ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni60 minutes ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni60 minutes ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni2 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri2 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë3 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni3 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni3 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë3 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Lajme3 hours ago

Qeveria e parë politike në Maqedoni, 5 ministra shqiptarë pjesë e saj

Maqedoni3 hours ago

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

Kosovë3 hours ago

Arrestohet në Prishtinë reperi Mossi

NA NDIQ NË FACEBOOK