Kosovë
Haziri – VV’së: Bëhuni të përgjegjshëm, për më keq s’ka ku shkon, njerëzit po presin diçka më të mirë

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës sonte në Pressing ka thënë se Vetëvendosje duhet të sjellet me racionalitet sepse nuk është fituese e madhe, transmeton Periskopi.
‘’Duhet të sjellemi me racionalitet sepse nuk jemi fitues të mëdhenj. Për keq, më keq s’ka ku shkon, por njerëzit po presin diçka më të mirë’’, ka thënë Haziri.
‘’Unë nuk bezoj që funksionon Qeveria e pakicës. Mirë ka qenë me e mbyllë para 4 shkurtit me evitu rolin e presidentit. Deri sonte ne nuk e kemi ndryshu vendimin. LDK s’ka opcione të tjera. Me VV’në ose në opozitë’’/Periskopi/




















