Kosovë
Haziri tregon se cilat janë gjasat që të ndodhë marrëveshja me VV’në

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK’së sonte në Pressing është shprehur optimist se marrëveshje me Vetëvendosjen mund të ndodh shpejt, transmeton Periskopi.
‘’Unë mendoj 50 për qind plus do të ndodh, jam optimist dhe jam i angazhuar shumë. Besoj që shumë shpejt mund të ndodh, sepse ka pjekuri politke. Duhet vec një veprim i vogël politik’’, ka thënë Haziri.
Ndërsa Skender Hyseni sonte në Rubikon ka thënë se tashmë nuk ka mbetë hapësirë që të ndodh koalicioni LDK-VV.
Hyseni ka thënë se këtë e pamundësojnë deklaratat dhe veprimet e fundit të VV’së.
‘’ Nuk shoh hapësirë për koalicion me VV’në. Nuk kemi pasë kohë ta trajtojmë këtë të fundit, por nëse më pyet dikush mendoj që hapësira është zhduk tërësisht sepse ka qenë mesazh i qartë nga VV’’, ka thënë Hyseni.
Hyseni thotë se Vetëvendosje nuk do koalicion.




















