Connect with us

Kosovë

Haziri tregon se a i pranon LDK emrat që Albin Kurti në Facebook i propozoi për ministra

Publikuar

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se është e papranueshme mënyra e komunikimit nga Albin Kurti, i cili së fundmi dha edhe emrat e ministrave përmes një video-mesazhi në Facebook, transmeton Periskopi.

Megjithatë, Haziri thotë se i pranojnë emrat nga VV për ato poste, ashtu siç vijnë.

‘’E papranueshme mënyra e tillë e komunikimit. Nuk mund ta ndryshojmë është cështje modaliteti se si politikanët trajtojnë cështje. Emrat i ka propozu kandidati pëpr kryeministër. Kur të bëhet ekipi, kjo është pjesërisht e propozuar, pjesa jonë bëhet nga LDK, dhe pastaj minoritet. Na nuk do të duhej as me diskutu cështjen e emrave që vijnë nga VV’ja’’, ka thënë ai sonte në Rubikon./PERISKOPI/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK