Connect with us

Kosovë

Haziri i përgjigjet Konjufcës: Është kryeparlamentar deri në marrëveshjen LDK-VV

Publikuar

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca sot ka deklaruar se ‘nuk është koha e dorëheqjeve por e emërimeve’. Për këtë, ka folur Lutfi Haziri, nënkryetar I LDK-së.

“Sa i përket qëndrimeve të funksionarëve politikë, është cështje e marrëveshjes. Nuk kemi laku emra të askujt, që na pengon. VV e ruan të drejtën e autorësisë për nominime, ashtu sikur LDK që ruan të drejtën ekskluzive sepse kryetari Mustafa, ruan të drejtën për nominime. Deri në marrëveshje zoti Konjufca është kryetar i Kuvendit dhe ne e respektojmë”, ka thënë Haziri./Periskopi/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK