Connect with us

Kosovë

Haziri: E mundshme që Vjosa Osmani të jetë kryeparlamentare për një vit

Publikuar

Lutfi Haziri nga LDK sonte në Pressing duke komentuar negociatat e tyre me Vetëvendosjen për formimin e Qeverisë, ka thënë se mundësitë janë që Vjosa Osmani të jetë kryeparlamentare një vit, transmeton Periskopi.

‘’E mundshme që Vjosa të jetë kryeparlamentare një vit. Tash varet nëse VV ka me e pranu. Nuk po themi as dy vjet, sepse nuk e kemi kërku. As s’ka formulë tjetër në qeverisje. Jemi pajtu 5+5’’, ka thënë Haziri.

Tutje Haziri thekson se është Vetëvendosje që ia ka thënë këtë kahje bisedimeve mes tyre, duke lënë peng marrëveshjen përfundimtare për krijimin e institucioneve./PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK