Kosovë
Haziri: Do të ketë presion ndërkombëtar që presidenti të jetë nga opozita

Lutfi Haziri nga LDK ka deklaruar se do të ketë presion ndërkombëtar që presidenti të jetë nga opozita, transmeton Periskopi.
‘’Unë ju siguroj që do të ketë trysni të brendshme edhe ndërkombëtare që të gjendet një emër për presient nga opozita. Lufta ka me u bo me cdo kusht me gjet një emër’’, ka thënë Haziri sonte në Pressing.
Tutje ai për marrëveshjen për Qeverinë, që ende nuk po ndodh ka thënë se VV duhet të japë hapësirë dhe të mos sjelles njëanshëm./PERISKOPI/





















