Sport
Hazard kritikon Conten dhe Sarrin: I keni stërvitjet e mërzitshme

Ylli belg që erdhi si zëvendësim i Cristiano Ronaldos, është përballur me shumë lëndime, por tani ai duket gati të kthehet në stërvitje, diçka që i bën me shumë dëshirë, që pas transferimit në La Liga.
Hazard ka akuzuar ish trajnerët e tij te Chelsea, Antonio Conte dhe Maurizio Sarri, për stërvitje shumë të mërzitshme.
“Kur punoni me trajnerët italianë stërvitjet nuk janë të këndshme, sepse gjithçka përsëritet shumë dhe është e mërzitshme”, ka deklaruar Hazard, përcjell lajmi.net.
“E vetmja kënaqësi që merr është fitorja. Jam stërvitur për tri vjet me trajnerë italianë, kështu që është mirë për mua që të rizbulojë kënaqësinë e stërvitjeve”./Lajmi.net/





















