Kosovë
Haxhiu i përgjigjet PDK-së për Glauk Konjufcën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës të PDK-së për rastin “Syri i Popullit”, ku thonë që Glauk Konjufca është familjar me anëtarin e këtij grupi, Sadri Ramabaja. Haxhiu thotë se janë përpjekje të dështuara që kanë për qëllim njollosjen e figurës së kryeparlamentarit Konjufca.
“Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e tash shpifin se ka lidhje me organizatën “Syri i Popullit””.
“Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal”.
“Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit. PDK duhet të mësohet me këtë ndryshim pozitiv”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.





















