Connect with us

Kosovë

Haxhiu: Glauku nuk dorëhiqet nga posti i kryetarit të Kuvendit

Publikuar

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, thotë se Glauk Konjufca nuk do të dorëhiqet nga posti i Kryeparlamentarit.

‘Jo natyrisht. Glauku nuk do të dorëhiqet. Ai nuk është votuar aty për t’u shkarkuar dhe me të i është kthyer dinjiteti Kuvendit të Republikës’, tha Haxhiu në një emision në njërin nga televizionet kosovare.

Ajo tutje ka thënë se LDK e ka votuar vetë Konjufcën për kryeparlamentar dhe se ‘pa votat e tyre ai nuk do të mund të zgjidhej’./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK