Kosovë
Haxhiu: As Kurti e as Mustafa s’janë diktatorë sa ta heqin Glauk Konjufcën nga kryeparlamentari

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje sonte në RTK ka thënë se nuk heqin dorë nga pozita e kryeparlamentarit, ashtu siç po kërkon LDK, transmeton Periskopi.
‘’Do të doja qysh sot të kishte marrëveshje. Deri tani kemi bërë shumë kompromise. LDK duhet t’i kthehet tavolinës së bisedimeve e pastaj të kenë mundësi të takohen përfaqësuesit e minoriteteve jo shumicë në Kosovë’’.
‘’Nëse dy kryetarë partie vendosin për ta larguar një kryetar Kuvendi, është veprim jo demokratik. S’ka të bëjë vec me figurën e Glaukut si figura e dytë e VV’së, por edhe me institucionin e Republikës së Kosovës’’, ka thënë Haxhiu.
‘’Nuk e di se cka tjetër VV duhet të japë. Procesin e ka dëmtu edhe deklarata me ultimatume, deri të dielën e këndej. Kryetari i VV nuk është diktator të largojë njerëzit nga ato pozita. Asnjëri nuk janë diktatorë, as Kurti e as Mustafa’/PERISKOPI/





















