Connect with us

Kosovë

Haradinaj shpreson edhe për Kosovën pas Planit të Trumpit për mbylljen e konfliktit Izrael-Palestinë

Publikuar

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, duke komentuar marrëveshjen për linjën ajrore dhe atë hekurudhore mes Kosovës e Serbisë, ka thënë se ‘këto janë në interes të qytetarëve’.

Ai ka thënë se plani i presidentit amerikan Donald Trump për Izraelin dhe Palestitën, është një shpresë që ai mund të ketë një plan edhe për rajonin tonë.

“Marrëveshjet së pari janë një materie për analizë, sot do të vazhdoj një takim pune me të gjithë ata që janë të kycur, për me pa si janë të avancume tutje. Këto marrëveshje janë në interes tonin, e dini sa numër i madh i njerëzve të Kosovës udhëtojnë nëpër Serbi dhe ne avancojme pra ju japim më shumë mundësi qytetarëve tonë. Këto marrëveshje janë ecje përpara në atë se cka është Kosova, janë forcim i sovranitetit tonë.  Sa ma shumë tema që heken mes neve e Serbisë, mbetet më pak deri në njohje. Shpresoj që kjo energji e ambasadorit Grenell të shfrytëzohet edhe nga BE edhe nga Berlini. Plani i presidentit Donald Trump për marrëveshje mes Izraelit dhe Palestinës na jep shpresë që mund të ketë plan edhe për rajonin tonë. Nuk besoj se ShBA ka me shti miliarda dollar në rajonin tonë, por kjo i bjen më shumë BE-së”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK