Connect with us

Kosovë

Haradinaj: Rama e Vuçiç donin të ndanin Trepçen, humbnim 10 mld euro

Publikuar

I ftuar në Syri Tv në Çim Peka Live, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se i qëndron çdo akuze ndaj Edi Ramës, madje ka edhe prova të tjera që është i investuar edhe me lobingje për ndarjen e Kosovës.

‘Jam i habitur me mobilizimin e resurseve që Rama ka vendosur në dispozicion brenda dhe jashtë vendit me lobingje, për ndarjen e Kosovës.

Me këtë ndarje ne humbinim Trepçen.

Trepça nga kalkulimet time vlen 10 miliard Euro në 10 vjet. Kjo është akuza kryesore. Kur kam hyrë me fol për ndarjen e Kosovës i kam parasysh të gjitha rreziqet. Sa i përket Edi Ramë mbasi e kam njoh, nuk mërzitem.

Nuk e kam lexuar shkresën e tij, çdo fjalë që kam thënë është e saktë. I qëndroj mbrapa në cdo kohë. Ka më shumë, por e kam kursu kombin’, tha Haradinaj.

Haradinaj ne Çim Peka Live/ "Epiqendra e ndarjes se Kosoves ishte Trepçe. Kosova do humbiste 10 miliarde euro"

Haradinaj ne Çim Peka Live/ "Epiqendra e ndarjes se Kosoves ishte Trepçe. Kosova do humbiste 10 miliarde euro"Per me shume informacione klikoni ne www.syri.net#SyriTV #SyriNet #LajmeSyri

Gepostet von SYRI.net am Freitag, 17. Januar 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK