Kosovë
Haradinaj: Nuk e takova Borrellin sepse kisha obligime të tjera

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur vizitën e kryediplomatit evropian, Josep Borrell në Kosovë. Haradinaj njofton se në takimin e thirrur me partitë politike, partia e tij, AAK, ka prezantuar qëndrimin politik me përfaqësuesin e saj.
Haradinaj njofton se nuk ka mundur ta takojë Borrellin për shkak të agjendës së tij të ngarkuar.
Në takim me Borrellin, nga AAK, ka marrë pjesë Besnik Tahiri.
Haradinaj njofton kështu në Facebook:
“Mirëpresim vizitën e z.Borrell në Kosovë. Propozimi nga BE për agjendë të përbashkët në Obiliq për inaugurimin e filtrave të ri me projektin “Green Deal” – për të cilin falënderojmë Bashkimin Evropian, ishte i pamundur të akomodohet në agjendën time për shkak të angazhimeve dhe obligimeve të përcaktuara më herët. Ndërsa në takimin e z.Borrell me partitë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prezanton qëndrimin politik me përfaqësuesit e saj”./Periskopi/




















