Connect with us

Kosovë

Haradinaj mbledh nesër kabinetin qeveritar, ndan para për luftën e pauzuar kundër ISIS-it

Publikuar

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thirrur një mbledhje të qeverisë për nesër më 10 janar.

Për këtë mbledhje në rend dite është një çështje e vetme.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS/DAESh (ZKM)”, thuhet në rendin e ditës për mbledhjen e ditës së nesërme.

Kujtojmë se Goalicioni Global kundër Shtetit Islamik [Daesh] ishte formuar në vitin 2014 dhe ka 81 partnerë, përfshirë Kosovën. Aktualisht ky koalicion ka pauzuar aktivitet ushtarake në Irak me fokus mbrojtjen e bazave irakiane që strehojnë personelin e koalicionit./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK