Kosovë
Haradinaj: Konjufca nuk dinte a duhet të shkojë në foltore apo në ulëse të kryetarit të Kuvendit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka komentuar vonesën e arritjes së koalicionit mes VV-së dhe LDK-së.
Haradinaj thotë se përgjegjësia bie mbi partinë që ka dalë e para.
‘’Kurti e ka obliglim që t’i bëjë numrat në rrethanat më normale. Zgjedhja e Konjufcës nuk ishte marrëveshje. Unë mendoj se është pak me nxitim përderisa nuk ka marrëveshje. Nuk është problem te ndarja e pozitave por është se nuk kanë besim te njëri-tjetri. Konjufca nuk dinte a duhet të shkojë në foltore apo në ulëse të kryetarit të Kuvendit. U pa që nuk kishte dakordim të VV-së me LDK-në. Në këto rrethana që jemi tani, jemi në opozitë. Numrat nuk janë problem për krijimin e Qeverisë’’, tha Haradinaj.





















