Kosovë
Haki Abazi thotë se Kuvendi është shtëpi e shenjtë – A ishte kështu kur VV hidhte gaz lotsjellës?

Haki Abazi i Vetëvendosjes sonte në Debat Plus, duke mbrojtur vendimin e tyre që Glauk Konjufca të zgjedhet kryeparlamentar, pa miratimin e LDK’së, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është vend i shenjtë, dhe ajo nuk duhet të kthehet mbrapa, transmeton Periskopi.
‘’Kur marrim një vendim në Parlament, është vendim i shenjtë. Është shtëpi e shenjtë’’, ka thënë Abazi.
‘’Të gjitha kanë qenë pjesë e diskutimeve me LDK’në. Edhe kryeparlamentari’, thotë Abazi, ani pse LDK po thotë se nuk i kishin njoftuar për emrin e Konjufcës në këtë pozitë.
Kujtojmë që Vetëvendosje për muaj të tërë kishte hedhur gaz lotsjellës duke kundërshtuar demarkacionin në Kuvend, institucionin që sonte po e quan zyrtari i saj ‘shtëpi të shenjtë’. Përveç asaj, ata kishin hedhur edhe vezë në Parlament./PERISKOPI/



















