Connect with us

Kosovë

Gruaja e kryeministrit përdor dhunë në një klub nate: Shtyen dhe lëndon, flet e dëmtuara…

Publikuar

Ndejat në klube nate ndonjëherë dinë të shndërrohen nga argëtuese në të dhunshme.

Një ndejë jo fort të mirë e kaluar në njërën prej netëve, Majlinda Haziraj e cila nëpërmjet Facebook ka rrëfyer incidentin me Anita Haradinajn e cila është gruaja e Kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, shkruan Periskopi.

Qytetarja ka publikuar edhe disa fotografi ku tregon shenjat në trup.

Në një prononcim për Periskopin, Majlinda thotë se Anita Haradinajn e njeh meqenëse janë të të njëjtit vend, Prishtinës, por që atë natë nuk kanë pas ndonjë konflikt verbal para incidentit.

‘’Kurrë kurgjo të keqe s’kom pas me to. Mbrëmë kur jom afru me pushu e kam pyet edhe i kam thënë, më fal a të pengoj veç pak të pushoj se po më vranë këpuca? Edhe m’ka thon poo s’ka problem , veç ma ka qitë dorën në shpinë edhe m’ka shty e m’ka gjuajtë përmbi taviolinë me plotë gota e shishe të birrave që ke përpara’’, rrëfen ajo.

Tutje, ajo shton se nuk do ta lajmwroj rastin në polici për shkak të miqësisë së saj me kunatin e Anitës, Daut Haradinajn./PERISKOPI/