Connect with us

Kosovë

Greqia zgjedh për herë të parë një grua si presidente të Republikës

Publikuar

Parlamenti grek zgjodhi sot një grua si presidente të republikës, për herë të parë në historinë e vendit, një magjistrate me eksperiencë si specialiste për të drejtat e mjedisit.

Ekaterini Sakellaropoulou, 63 vjeçe, aktualisht presidente e Këshillit të Shtetit, mori që në  turin e parë votat e 261 deputetëve nga 300 të tillë.

Me flokë të zeza dhe syze të vogla të rrumbullakëta, presidentja aktuale e Këshillit të Shtetit, mbrojtëse e zjarrtë e mjedisit pritet të zgjidhet që në raundin e parë të zgjedhjeve, me propozim të kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis, nga të paktën 260 deputetë nga 300 të tillë.

Ekaterini Sakellaropoulou është kandidate e partisë “Unitet dhe Progres”, gjithashtu e prezantuar nga kryeministri konservator, që e ka zgjedhur në këtë post sepse ajo tejkalon ndarjet e zakonshme mbipartiake.

Emri i saj u shfaq më 15 janar gjatë një fjalimi solemn në televizion, Kyriakos Mitsotakis se kandidatja ka bërë menjëherë konsensus në një shoqëri të ndarë, por shumë patriarkale, nën petkun e grupit europian për sa i përket barazisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK