Sport
Goli i Rebiç në minutën e fundit, fëmija shpërthen në lot mes tifozëve të Milanit dhe i emocionon të gjithë

Milani mposhti me rezultatin 3-2 Udinezes në fundjavën që lamë pas, në një ndeshje me të vërtetë dramatike.
Ishte Rebiç që e vendosi ndeshjen, me një gol në minutën e 93’, duke i dhënë kështu fitoren ekipit të tij dhe duke çuar peshë zemrat e tifozëve kuqezi.
Shumë prej tyre u emocionuan pa fund nga ai gol në minutën e fundit, teksa nuk kanë munguar edhe lotët e gëzimit.
Një fëmijë i cili ndodhej në mesin e tifozëve të Milanit, ka shpërthyer në lot menjëherë pas golit të shënuar nga sulmuesi kroat.TIFOZI I MILANIT
Menjëherë ky moment ka filluar të bëjë xhiron e internetit, me fëmijën që i ka emocionuar të gjithë.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:






















