Connect with us

Lajme

GODITJA/ Të pasurit po tërheqin paratë nga bankat zvicerane, pse?

Publikuar

Bankierët privatë zviceranë thonë se disa klientë u kanë kërkuar atyre të tërheqin sasi të mëdha parash nga bankat për t’i ruajtur ato në kasaforta private ose depo, pavarësisht nga reputacioni i vendit “më i sigurti” në sektorin financiar.

Masa vlerësohet të jetë rezultat i pesë viteve të normave negative të interesit.

Politika, që synonte të parandalonte forcimin e frangë zvicerane, kërkonte që bankat të paguanin tarifa në Bankën Kombëtare Zvicerane, dhe në disa raste bankat transferuan disa nga këto kosto shtesë tek klientët e tyre më të rëndësishëm, shkruan CNN.

Një politikë e tillë është provuar si jopopullore me klientët, të cilët janë mësuar të fitojnë interes për depozitat e tyre, dhe tani po mendojnë se si të shmangin pagimin e këtyre kostove.

Norman Villamin, zyrtari kryesor i investimeve për bankat private në UBP zvicerane, tha që një numër i kufizuar klientësh tashmë kishin tërhequr paratë e tyre.

“Banka po shqyrton të gjitha opsionet me klientët, por ato po humbasin ngadalë zgjedhjen e tyre në përpjekjen për të gjetur një mënyrë për të shmangur ngarkimin e shumave të mëdha të parave”, thotë Villamin.

Kujtohet se normat negative të interesit, të cilat u shfaqën në vitin 2015 në Zvicër, e kanë bërë të vështirë për bankat të përfitojnë nga kreditë dhe hipotekat.

Banka zvicerane e investimeve Credit Suisse njoftoi vitin e kaluar se do të aplikonte një normë interesi negativ prej 0.75 përqind për shuma më të larta se dy milion franga zvicerane (2.1 milion dollarë).

Kjo do të thotë që nëse një klient mban tre milion franga zvicerane (3.1 milion dollarë) për një vit, atij do t’i ngarkohen 7.500 franga zvicerane (7,750 dollarë).

Edhe nëse klientët duan të tërheqin shuma të mëdha parash, siç thuhet, ata do të duhet të hartojnë një plan ruajtjeje dhe sigurimi.

Ludwig Karl, i një kompanie që merr me qira kasaforta në Zvicër dhe Lihtenshtajn, tha se që nga viti 2015, ka pasur një interes në rritje për ruajtjen e parave të gatshme.

Shifrat tregojnë gjithashtu se numri i kartëmonedhave në qarkullim është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga kriza financiare e vitit 2008, me një rritje të veçantë të përdorimit të kartëmonedhës1.000 franga zvicerane.

Nën presion, Banka Kombëtare e Zvicrës njoftoi në shtator se do të rrisë shumën që bankat mund të ruajnë pa aplikuar norma negative të interesit, pas së cilës Shoqata e Bankave njoftoi se “normat negative të interesit nuk e përmbushin më qëllimin e tyre ekonomik”.

Banka Qendrore Evropiane, e cila monitoron normat e interesit negativ në 19 vende që përdorin euron që nga viti 2014, gjithashtu është përballur me kërkesa për të hetuar efektet negative të një politike të tillë. /tesheshi.com/

Lajme38 minutes ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni2 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni2 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri2 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme3 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme3 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni5 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota5 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme5 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni5 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni5 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota5 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

NA NDIQ NË FACEBOOK