Connect with us

Kosovë

Ganimete Musliu tallet me LDK-në e VV-në: Deri të bëhet Qeveria po përfundon edhe autostrada e Dukagjinit

Publikuar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, që tash e sa kohë, nuk po arrijnë ta bëjnë koalicionin qeverisës.

Musliu përmes Facebook ka thënë se deri të bëhet Qeveria, po përfundon edhe autostrada e Dukagjinit.

Marrëveshja VV dhe LDK çdo ditë e më shumë po duket e paarritshme pasiqë të dy partitë, nuk po arrijnë të mirren vesh për postin e Presidentit.

NA NDIQ NË FACEBOOK