Sport
Gabigol transferohet në Premierligë?

23 vjeçari aktualisht është i huazuar te Flamengo, dhe skuadra braziliane pretendon se është arritur një marrëveshje për transferimin e tij të përhershëm.
Por, është Inter që insiston se nuk është kështu dhe duan të shesin ‘Gabigolin’ te skuadra që ofron më shumë.
Barbosa ka zbuluar pak ditë më parë dëshirën për të luajtur në Premierligë, ku përmendur Liverpoolin.
Lojtari që së fundi shkëlqeu në ‘Coppa America’, ka shënuar 43 gola në 56 ndeshje me Flamengon./Lajmi.net/






















